Këshillim Psikologjik në Stuttgart. Këshillim psikologjik në shqip dhe gjermanisht – në Stuttgart dhe online
Ofroj këshillim psikologjik në shqip dhe gjermanisht. Një nga fushat e mia kryesore është mbështetja dhe stabilizimi i personave pas përjetimeve traumatike. Gjithashtu ofroj mbështetje për ankth, stres, konflikte familjare dhe kriza jetësore. Seancat zhvillohen me prani fizike në zyrën time në Stuttgart ose online. Këshillimi psikologjik në shqip është i mundur edhe për personat që jetojnë në pjesë të tjera të Gjermanisë.
Kur ka kuptim këshillimi psikologjik?
Këshillimi psikologjik ofron hapësirë për të shqyrtuar situatën tuaj me qetësi dhe për të zhvilluar mundësi të reja veprimi. Ai u drejtohet njerëzve që dëshirojnë mbështetje në faza të vështira ose sfiduese të jetës.
Çfarë ju pret në këshillim?
Çdo këshillim fillon me një bisedë personale. Së bashku diskutojmë shqetësimin tuaj, situatën tuaj aktuale dhe qëllimet tuaja.
Në qendër nuk është kërkimi i përgjigjeve të shpejta, por zhvillimi i përbashkët i perspektivave të reja dhe i mundësive praktike të veprimit – në ritmin tuaj.
Mënyra ime e punës
Këshillimi im bazohet në njohuri profesionale psikologjike dhe përvojë shumëvjeçare pune. Në varësi të shqetësimit, në këshillim përfshihen qasje familjare-terapeutike, sjellje-terapeutike dhe fusha e traumës.
Çdo proces këshillimi orientohet sipas situatës suaj personale dhe qëllimeve tuaja individuale.
Stabilizim psikologjik pas aksidenteve në punë – Bashkëpunim me Berufsgenossenschaften (BG)
Këshillim dhe stabilizim psikologjik pas aksidenteve në punë, veçanërisht në rastet e përjetimeve traumatike, ankthit dhe ngarkesave psikologjike si pasojë e aksidentit. Mbështetja ofrohet në bashkëpunim me sigurimet për aksidente në punë (Berufsgenossenschaften – BG), në gjuhën shqipe dhe gjermane, personalisht në Stuttgart dhe online në gjithë Gjermaninë.
Për kë është e përshtatshme këshillimi psikologjik?
Oferta e këshillimit u drejtohet të rriturve, çifteve dhe familjeve që dëshirojnë mbështetje për sfida personale, familjare ose profesionale.
Së bashku zhvillojmë zgjidhje që përshtaten me situatën tuaj personale të jetës dhe qëllimet tuaja.
Për këshillimin psikologjik
A duhet të përgatitem për bisedën fillestare?
+
Jo. Nuk keni nevojë të përgatitni asgjë. Në bisedën fillestare njihemi dhe diskutojmë shqetësimin tuaj.
A mund të zhvillohet këshillimi edhe online?
+
Po. Përveç bisedave personale në praksën time në Stuttgart, ofroj edhe këshillim online me video.
Caktoni një bisedë fillestare
Nëse keni pyetje rreth kësaj oferte ose dëshironi të caktoni një termin, do të gëzohem të më kontaktoni. Së bashku do të diskutojmë shqetësimin tuaj dhe do të sqarojmë si mund t'ju mbështes në situatën tuaj aktuale.